Fjalë Kyçe

Vdes zyrtari i LDK-së

Vdes zyrtari i LDK-së

Ka ndërruar jetë kryetari i nëndegës së LDK-së në Raskovë, Hyseni Jeliu.

Lajmin e ka bërë publik Mehmet Krasniqi i LDK-së, përmes një postimi në Facebook.

“Një jetë të tërë në shërbim të atdheut, një protagonist aktiv i të gjitha zhvillimeve të historisë së re të Kosovës, një prind i dashur, një koleg i ҫmuar, një njeri i kompletuar me karakter, moral e pastërti shpirtërore…”, ka shkruar ai.

Njoftimi i plotë:

Lajmi i hidhur e i kobshëm për ndarjen nga jeta të mikut tim, Kryetarit të Nendegës së LDK-së në Raskovë, Hysni Jerliut, tronditi jo vetëm familjen e tij por edhe miqtë, kolegët, bashkëveprimtarët dhe ҫdo qytetarë të komunës sonë.

Një jetë të tërë në shërbim të atdheut, një protagonist aktiv i të gjitha zhvillimeve të historisë së re të Kosovës, një prind i dashur, një koleg i ҫmuar, një njeri i kompletuar me karakter, moral e pastërti shpirtërore…

Një përballje dinjitoze me sëmundjen deri në momentet e fundit të jetës.

Se ishte solidar e shpirtbardhë , dëshmon edhe një nga komunikimet që kisha me të në telefon, ku edhe pse po përballej rëndë me sëmundjen, përҫonte mesazh që të kemi kujdes me këtë sëmundje të kohës.

Familje e nderuar Jerliu, pranoni ngushëllimet e mia të thella për ndarjen nga jeta të birit tuaj Hysit. Mundeni dhimbjen me kujtimin e përhershëm për Hysin si personalitet me karakter e virtyte të cilat do t`ia kishte lakmi ҫdo njeri.

NGUSHËLLIME!