Fjalë Kyçe

Vdesin dy 17 vjeçare në një aksident trafiku në Tiranë

Vdesin dy 17 vjeçare në një aksident trafiku në Tiranë

Një aksident rrugor ka ndodhur në Bërzhitë afër Tiranës ku si pasojë humbën jetën dy 17 vjeçare.

Mësohet se në aksin e vjetër rrugor, automjeti me drejtues shtetasin F. SH.,18 vjeç, si pasojë e lagështirës ka dalë nga rruga, shkruan Top Channel.

Për pasojë kanë ndërruar jetë dy nga pasagjeret në automjet, D. T, 17 vjeçe dhe S. S, 17 vjeçe.

Drejtuesi i automjetit F. SH së bashku me dy udhëtarët e tjerë O. M, 14 vjeç dhe L. M, 14 vjeç ndodhen në SQU nën kujdesin mjekësor.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.