Fjalë Kyçe

Vdesin dy pacientë me koronavirus në spitalin e Ferizajt

Vdesin dy pacientë me koronavirus në spitalin e Ferizajt

Kanë vdekur dy pacientë me koronavirus në Spitalin e Përgjithshëm të Ferizajt.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, Drejtori i Spitalit Rajonal të Ferizajt, Jeton Zeqiri.

“Po kanë vdekur dy pacientë që ishin me Covid-19”, ka thënë Zeqiri.

Numri i viktimave nga koronavirusi në vendin tonë ka shkuar në 114. Vetëm dje janë shënuar katër viktima nga Covid-19.

Ndërkohë sot në Kosovë janë konfirmuar edhe 119 raste të reja me koronavirus dhe 92 të tjerë janë shëruar.

Ndërsa në Ferizaj janë konfirmuar dy raste të reja me Covid-19.