Fjalë Kyçe

Vdiq miku i shqiptarëve, politikani austriak Erhard Busek

Vdiq miku i shqiptarëve, politikani austriak Erhard Busek

Ka vdekur ish-zëvendëskancelari austriak, Erhard Busek, ka bërë të ditur Kujtim Dobruna, udhëheqës i Nismës Ekonomike për Kosovën (ECIKS).

Busek, pos si zëvendëskancelar, ka qenë edhe ministër i Arsimit dhe Kulturës, president i Forumit të Alpbachut dhe Forumit Ekonomik të Vjenës.

“Z. Busek pati një angazhim afatgjatë për të mirën e Kosovës dhe popullit të saj. Me veprën e tij shumëvjeçare ai mbështeti pavarësinë e Kosovës dhe zhvillimin e saj ekonomik, përkrahu institucionet ekonomike e arsimore kosovare dhe forcoi miqësinë mes dy vendeve. Dr. Erhard Busek gjatë karrierës së tij politike vazhdoi të kultivojë politikën e jashtme miqësore austriake kundrejt Kosovës, themelet moderne të së cilës ishin vendosur nga miku tjetër i madh i Kosovës, ish-ministri i jashtëm austriak, Dr. Alois Mock”, ka shkruar Dobruna në Facebook.

Si ministër i Arsimit në qeverinë austriake, në mesin e viteve të 9-ta, Busek i kishten njohur diplomat shkollore dhe universitare të Kosovës, duke ua mundësuar, sipas Dobrunës, mijëra studentëve kosovarë vazhdimin e studimeve në Austri.

Dobruna tutje në Facebook tha se Busek ka bërë shumë të mira të tjera për Kosovën dhe sipas tij, ishte politikan i një kalibri që rrallë mund të haset në Evropë.