Dita e enjte nuk ka qenë e mirë për futbollin.
Futbollisti Papy Faty, ka ndërruar jetë pas një kolapsi në fushën e lojës.
28 vjeçari nga Burundi gjeti vdekjen në fushën e lojës, pasi kishte refuzuar këshillat e mjekëve për të hequr dorë nga futbolli.
Mediet në Afrikë raportojnë se Faty kishte pasur probleme me shëndetin edhe disa vite më parë dhe si pasoj mjekët i kishin këshilluar të ndërpriste aktivitetin.
Problemet shëndetësore i kishte konfirmuar edhe vetë lojtari. Ndoshta për ironi të fatit, por një ditë para se të ndërronte jetë, lojtari nga Burundi gjatë një interviste për media, kishte zbuluar se mjekët e kanë këshilluar të mos luante futboll.
“Doktori tha se unë mund të vdes”, ishte titulli i gazetës, dhe një ditë pas kësaj interviste, lojtari vdiq në fushën e lojës.