Një 34-vjeçar ka vdekur të dielën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, nën dyshimet se ka marrë lëndime nga arma e zjarrit gjatë paradites në Gjakovë.
Zëdhënësi i Policisë për këtë rajon, Sheremet Elezaj, ka thënë për KOHËN se viktima është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë, e më vonë në QKUK për trajtim, por nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marra.
Para konfirmimit nga QKUK-ja se viktima ka vdekur, në polici rasti është regjistruar si “vetëvrasje në tentativë”
“Njësitet e nevojshme policore menjëherë ju kanë përgjigjur rastit ku është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri. Fillimisht, në konsultim me prokurorin e shtetit, veprimet hetimore janë ndërmarrë në drejtim të veprës ‘vetëvrasje në tentativë’. Rreth orës 12:50, nga QKUK jemi njoftuar se viktima ka ndërruar jetë”, ka thënë Elezaj.