Një fëmijë pesë vjeç ka vdekur në shtëpinë e tij në fshatin Bresje të Fushë-Kosovës, ka bërë të ditur Policia e Kosovës të shtunën.
Sipas njoftimit, nuk dihet shkaku i vdekjes, derisa policia po e cilëson si vdekje e dyshimtë.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar (fëmijë 5 vjeçar) ka ndërruar jetë në shtëpi. Nuk dihet shkaku i vdekjes, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar ë IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.