Një person ka vdekur të enjten në QKUK, si pasojë e lëndimeve që ka marrë pasi ishte rrëzuar nga një veturë në Klinë më 27 maj, ka njoftuar Policia e Kosovës të premten.
Sipas njoftimit, lidhur me rastin është arrestuar vozitësi i dyshuar, nga vetura e të cilit është rrëzuar viktima.
“Është arrestuar vozitësi i dyshuari mashkull kosovar, pasi që javë më parë nga vetura e tij dyshohet se është rrëzuar viktima mashkull kosovar, i cili më 16.06.2022 ka vdekur në QKUK. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.