Kompania e kontraktuar nga Komuna e Prishtinës për ndërtimin e rrugës “Agim Ramadani” ka shpërthyer një gyp të ujit të enjten e javës së kaluar, deri sa po intervenonte në rregullimin e trotuarit në afërsi të rrugës “Rrustem Rusinovci”.
Por, për këtë dëmtim të gypit kjo kompani është dënuar me vetëm 200 euro nga Drejtoria e Inspekcionit në Prishtinë.
Lajmi u bë i ditur nga vetë drejtori i Inspekcionit, Adonis Tahiri.
Lajmi.net javën e kaluar ka publikuar pamje nga gjendja e rrugës, e cila ishte e vërshuar nga uji, në ditën kur kjo kompani shpërtheu gypin.
Postimi i plotë:
Edhe kompanitë e kontraktuara nga Komuna dënohen e nuk kursehen, kur dëmtojnë infrastrukturën përcjellëse.
Ju bëjmë thirrje të gjithë punëkryesve që të jenë të kujdesshëm në realizimin e projekteve, sepse në të kundërtën gjobat do të jenë të pashmangshme!