Vedat Bajrami ka lavdëruar punën e institucioneve të Kosovës.
Vedati Bajrami sot kishte takuar një grup të policëve me të cilët ka ndarë disa imazhe në rrjete sociale dhe ka lavdëruar punën e tyre, shkruan lajmi.net.
Në postimin e bërë ai thotë se sot kishte dalë vetëm t’i falënderojë ata që sot po bëjnë të pamundurën për të kaluar sa më lehtë këtë pandemi.
“Policia e Kosovës është ndër institucionet më të besueshme në vend dhe larg më e mira polici në rajon” ka shkruar ndër tjerash aktori.