Fjalë Kyçe

Vedat Muriqi flet për jetën e re te Lazio: Të jetojë gjatë Italia

Vedat Muriqi flet për jetën e re te Lazio: Të jetojë gjatë Italia

Në shtator të këtij viti, Vedat Muriqi u transferuar te Lazio, duke u bërë njëri prejt futbollistëve më të shtrenjtë në histori të këtij klubi.

Pas dy muajsh qëndrimi në Itali, sulmuesi i Kombëtares së Kosovës ka rënë në dashuri me këtë vend, transmeton Indeksonline.

“Kur erdha në Lazio, e dija që do të gjeja në fushë shumë lojtarë të talentuar. Por nuk e kam imagjinuar që njerëzit do të ishin kaç mikpritës. Duke përfshirë vendet e bukura dhe gjithçka në përgjithësi në këtë vend, më ka lënë të kuptojë se sa i dashur është ky vend.

Të jetojë gjatë Italia” është shprehur Muriqi në webfaqen personale.

26 vjeçari është ende në kërkim të golit të parë me Lazion. Deri tani ka zhvilluar 7 ndeshje në të gjitha garat.