Fjalë Kyçe

Vedat Muriqi i pandalshëm, i shënon gol edhe gjigantit gjerman (VIDEO)

Vedat Muriqi i pandalshëm, i shënon gol edhe gjigantit gjerman (VIDEO)

Vedat Muriqi ka arritur të shënojë edhe në miqësoren e dytë me radhë, kësaj here ndaj klubit të njohur gjerman Wolfsburg.

Sulmuesi shtatlartë e ka gjetur shumë mirë vetën në ambientin e ri.

Pas ndeshjes së parë ndaj Buesasporit ku shënoi dy herë, edhe në ndeshje me Wolfsburgun ai e ka gjetur rrjetën.

Zhvillohet minuta e 25-të, ku pas një harkimi në zonë, u krijua tollovi, ndërsa Muriqi nga afër arriti të shënojë.

Tifozët e klubit të njohur turk janë dashuruar në Muriqin, pas paraqitjeve të mira të tij.