Vedat Muriqi ishte lojtari kyç i Mallorcas në fitoren 3:2 ndaj Athletic Bilbaos.
Muriqi dhuroi asist në golin e dytë dhe bëri pasimin kyç te goli i fitores.
Fatkeqësisht, goli i tretë u regjistrua si autogol i portierit Unai Simon dhe kësisoj zhvlerësohet asisti i dytë i sulmuesit kosovar.
Vedat Muriqi e theu një tjetër rekord në ndeshjen e sontme. Ai e barazoi rekordin me futbollistin serb, Boshko Jankovic.
Sulmuesi kosovar është lojtari i parë i Mallorcas që përfshihet në një gol në secilën nga dy ndeshjet e tij të para në La Liga (një gol dhe një asist) që nga futbollisti serb, Boshko Janković në shtator 2006 (dy asistime), përcjell express.
Me këtë fitore, Mallorca ngjitet në vendin e 15-të në tabelë me 26 pikë, duke i ikur për gjashtë pikë zonës së rrezikshme.
Në anën tjetër, Athletic Bilbao mbetet i teti me 34 pikë gjithsej.