Fenerbahce ka arritur të fitojë derbin e javës së 19-të në Superligën e Turqisë ndaj Istanbul Basaksehir me rezultat 2-0.
Njëri nga më meritorët në këtë fitore të kryeqytetasve pa dyshim ishte sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, i cili shënoi golin e dytë dhe të sigurisë.
Ky gol i yllit prizrenas ka rëndësi të veçantë, pasi ka thënë se ia dedikon mikut Mirac Can, i cili vdiq gjatë tërmetit që ndodhi të premten mbrëmë në Turqi, shkruan telegrafi.
“Unë ia dedikoj golin tim dhe fitoren Mirac Can, i cili vdiq gjatë tërmetit. Ai po më priste mua në Malatya për ndeshje, ai më shkruante mua”, ka thënë fillimisht Muriqi pas ndeshjes.
“Një i afërm i tij më ka shkruar dhe më tha se vëllai ynë humbi jetën gjatë tërmetit”.