Fjalë Kyçe

Vedat Muriqi mungon në dy ndeshjet e ardhshme të Kosovës

Vedat Muriqi mungon në dy ndeshjet e ardhshme të Kosovës

Kosova ka marr një lajm tejet të keq para dy ndeshjeve të rëndësishme për koalifikimet në Euro2020.

Vedat Muriqi gjiganti i sulmit kosovar do të mungojë në dy ndeshjet e ardhshme. Në atë kundër Çekisë dhe në ndeshjen kundër Anglisë.

“Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, nuk do të jetë në gjendje të luajë në dy ndeshjet e radhës kundër Çekisë, më 14 nëntor në Plzen dhe kundër Anglisë, më 17 nëntor në Prishtinë. Përkundër përpjekjeve maksimale dhe dëshirës së madhe të futbollistit për t’i ndihmuar bashkëlojtarët në këto ndeshje të rëndësishme, pas ekzaminimeve të bëra mjekësore dhe konsultimeve edhe me ekspertë të kësaj fushe në Zvicër ka rezultuar që paraqitja e tij është e pamundshme të ndodhë. Për çdo ndryshim eventual në gjendjen e futbollistit do t’iu informojmë me kohë”, thuhet në njoftimin e FFK-së.