Vedat Muriqi ka arritur të shënojë një gol të bukur kundër Besiktasit në kuadër të Superligës së Turqisë.
Sulmuesi nga Prizreni e ka shënuar golin e 12-të sezonal, duke u konfirmuar si njëri prej sulmuesve më të mirë të kampionatit turk.
Ai madje ka arritur të asistojë shtatë herë, duke e ndihmuar skuadrën e tij Rizesport këtë sezon
Gjatë shënimit të golit ai shumë bukur i iku gracës së pozitës jashtë lojës, duke shënuar me një goditje mjeshtërore.
Topi edhe pse goditja nuk ishte e fortë, doli nga rrjeta, duke bërë që gjyqtari i ndeshjes të kërkojë rregullimin e saj.