Fjalë Kyçe

Vedat Muriqi thyen rekord në La Liga qysh në debutim

Vedat Muriqi thyen rekord në La Liga qysh në debutim

Vedat Muriqi ka thyer rekord qysh në debutimin e tij me Mallorcan sonte.

Sipas statistikave zyrtare të Opta, faqe e specializuar për statistika, Muriqi ka marrë pjesë në 22 duele ajrore në përballjen e sontme të ekipit të tij ndaj Rayo Vallecano, derisa 15 prej tyre i ka fituar.

Ky ishte rekord për këtë sezon në të gjitha garat në Spanjë.

Sulmuesi kosovar gjithashtu mori notën më të lartë nga të gjithë nga SofaScore, 7.1 përcjell express.

Megjithatë, ekipi i tij, Mallorca u eliminua nga Kupa e Mbretit, duke u mposhtur me rezultat minimal 1:0 nga Rayo Vallecano.