Fjalë Kyçe

Vedat Muriqi vendimtar, Lazio kualifikohet tutje pasi mposht Parman

Vedat Muriqi vendimtar, Lazio kualifikohet tutje pasi mposht Parman

Lazio me vështirësi është kualifikuar në çerekfinalen e Kupës së Italisë, duke mposhtur Parman me rezultat të ngushtë 2 – 1.

Ishte ylli kosovar, Vedat Muriqi që më në fund ‘theu’ akullin dhe ia doli të realizoi, shkruan lajmi.net.Së pari, Parolo pas asistimit të Pereiras kaloi vendasit në epërsi (23′).

Kjo epërsi mbeti deri në fundin e ndeshjes, ku doli Mihaila që barazoi rezultatin (83′).Kur mendohej se ndeshja do përfundonte, ashtu nuk mendoi Muriqi që shënoi për fitoren e Lazios në minutën e fundit (90′).

Ndeshja e radhës për Lazion, është mjaftë e vështirë sepse përballen me Atalantan me 27 janar 2021.