Fjalë Kyçe

Vedat Muriqi zgjedh skuadrën e re

Vedat Muriqi zgjedh skuadrën e re

Vedat Muriqi e sheh të ardhmen e tij te gjiganti turk, Fenerbahce.

Skuadra turke prej kohësh ka shprehur interesim për sulmuesin e Kosovës, diçka për të cilën kanë raportuar në vazhdimësi mediet në Turqi.

Është tani ‘Haberturk’, që raporton se 25 vjeçari është i etur për të realizuar kalimin te Fenerbahce.

Muriqi kalimin te Fenerbahce e konsideron si një hap të mirë dhe shumë të rëndësishëm për karrierën e tij.

Sipas kësaj medie, ish sulmuesi i Lirisë së Prizrenit pret që një marrëveshje mes Rizespor dhe Fenerbahce të arrihet gjatë afatit kalimtar veror.

Muriqi është pjesë e Rizespor që nga viti 2018, dhe në 35 paraqitje ka shënuar 18 gola.