Fjalë Kyçe

Veliu: Duhet të mësojmë nga përvoja e tri dekadave të LDK-së

Veliu: Duhet të mësojmë nga përvoja e tri dekadave të LDK-së

Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, ka uruar të gjithë simpatizantët e kësaj partie në 31 vjetorin e themelimit të saj.

“Sot kujtojmë dhe nderojmë themeluesin, shkrimtarin e arkitektin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Presidentin historik Dr.Ibrahim Rugova dhe të gjithë veprimtarët e aktivistët që kontribuan dhe sakrifikuan gjithçka nga jeta e tyre.

Që nga themelimi, Lidhja Demokratike e Kosovës si partia e parë në historinë moderne të Kosovës ka kaluar një rrugë të gjatë me plot ngjarje dhe sfida, duke fituar besimin dhe respektin e qytetarëve”, është shprehur Veliu.

“Ne duhet të mësojmë nga përvoja e tri dekadave të fundit,që LDK ka një histori të jashtëzakonshme të arritjeve dhe vendimeve të mëdha, por kjo nuk është e gjitha, gjithmonë duhen veprime të guximshme, ide dhe qasje të reja dhe më e rëndësishmja nga të gjitha vullneti për t’i bërë ato realitet”.