Fjalë Kyçe

Veliu godet Presidenten, pasi i mori meritat për patentë shofer: Njerëzit po nguten

Veliu godet Presidenten, pasi i mori meritat për patentë shofer: Njerëzit po nguten

Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu ka thënë se njerëzit po nguten që të marrin merita që si kanë, pasi Gjermani mori vendim për njohjen e patentë shoferëve të Kosovës, duke konsistuar në fjalët e presidentes, Vjosa Osmanit. Kjo e fundit tha se kishte negociuar për të njëjtën çështje në Berlin vjet.

Veliu e vlerësoi si një lajm të mirë për të gjithë ata që jetojnë dhe punojnë në Gjermani.

“Me të vërtetë është një lajmi mirë për gjithë qytetarët e Republikës së Kosovë e më shumë për ata që jetojnë dhe veprojnë në gjermani Tek ne është diçka e njohur tashmë se njerëzit nguten kur ndodh diçka të marrin merita edhe kur nuk i kanë. Unë me të vërtet kam punuar shumë në këtë aspekt dhe nuk kam punuar shumë në mënyrë publike për arsye se është dashur që të kryhen shumë punë dhe veprime sa i takon këtij akti që ka ndodhur sot”, ka thënë ai në emisionin “Frontal” në T7.

Ai tha se Gjermania ka dashur që procesi i marrjes së patentë shoferëve në Kosovë të shkojë ashtu sic duhet.

“Sigurisht ju e dini që proceset e marrjes së patentë shoferëve në Kosovë kanë qenë shumë të përfolura sepse është thënë dhe është menduar që ka forma abuzive të marrjes së patentë shoferëve dhe pala gjermane ka dashtë që ky proces në Kosovë të rrjedhë ashtu siç duhet”, ka thënë më tej Veliu.