Fjalë Kyçe

Veliu ka një lajm të mirë për Podujevën, e riaktivizon QPDRA-në

Veliu ka një lajm të mirë për Podujevën, e riaktivizon QPDRA-në

Ministria e Punëve të Brendshme, respektivisht Agjencia për Regjistrim Civil, njofton të gjithë qytetarët e  komunës së Podujevës se Qendra për Pajisje me Dokumente dhe Regjistrim të Automjeteve e kësaj komune ka rifilluar punën e saj.

Pezullimi i shërbimeve të kësaj Qendre ishte bërë javën e kaluar për shkak të rrezikut të përhapjes së koronavirusit të ri (COVID-19).

Ndërsa, nga sot, me datë 10 gusht bëhet rifillimi i punës me kapacitetet e plota të saj.