Fjalë Kyçe

Veliu: VV-ja po dëshiron pushtet absolut dhe nënshtrim e nënçmim të LDK-së

Veliu: VV-ja po dëshiron pushtet absolut dhe nënshtrim e nënçmim të LDK-së

Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, ofertën e fundit të Lëvizjes Vetëvendosje e ka quajtur përpjekje “joserioze” për arritjen e marrëveshjes me partinë që ai përfaqëson.

Në një postim në Facebook, Veliu ka thënë se përpjekja e LVV-së “sigurisht që është e dështuar dhe nuk duhet ta ndihmojë askush prej nesh”.

“Angazhimi dhe veprimet e ditëve të fundit të VV-së nuk janë një përpjekje serioze për ndërtimin e institucioneve dhe arritjen e marrëveshjes me LDK-në për të bashkëqeverisë mbi bazën e fuqisë së votës. E tërë kjo është një përpjekje e VV-së për pushtet absolut dhe për ta nënshtruar e nënçmuar LDK-në, duke provuar t’ia nëpërkëmbin dinjitetin”, ka thënë Veliu mes tjerash.

Tutje, ai thotë se “kërkesat e sotme të VV-së shkojnë edhe më larg, në synimin e tyre që LDK të shkëputet nga e kaluara e saj evropiane dhe euroatlantike”.

Ai pyet se “nga cila e kaluar duan ata të shkëputemi? Mbase duan që të distancohemi edhe nga rugovizmi”.

“Kjo përpjekje e tyre sigurisht që është e dështuar dhe nuk duhet ta ndihmojë askush prej nesh”, ka potencuar në fund Agim Veliu, nënkryetar i LDK-së.

https://www.facebook.com/694759390671085/posts/1543191109161238/