Fjalë Kyçe

Vëllai i Pogbas, Mathias akuzohet për zhvatje ndaj mesfushorit

Vëllai i Pogbas, Mathias akuzohet për zhvatje ndaj mesfushorit

Vëllai i Paul Pogba, Mathias është akuzuar së bashku me katër të tjerë për pjesëmarrje në një komplot zhvatjeje kundër mesfushorit të Juventusit.
Sipas ‘RMC Sport’, Mathias u akuzua zyrtarisht për zhvatje dhe shoqërim kriminal mbrëmë në Paris dhe u vendos në paraburgim pas vendimit të gjyqtarit, transmeton lajmi.net.

Tani ka pesë të dyshuar në planin për të zhvatur para nga francezi Pogba, përfshirë Mathias Pogba, të gjithë të moshës 27 dhe 36 vjeç.

“Ne do ta apelojmë këtë vendim,” tha avokati Yassine Bouzrou për ‘BFMTV’. “Klienti im nuk ka kryer asnjë vepër penale. Ne nuk e kuptojmë vendimin për ta mbajtur atë në paraburgim”

Paul Pogba u ka thënë hetuesve se beson se Mathias po vepronte nën presion kur regjistronte videot e mediave sociale që kërcënonin të zbulonin gjëra për vëllain e tij.

‘Le Parisien’ dhe ‘AFP’ raportojnë se Mathias e siguroi se po vepronte vetëm.