Amrush Batatina ka dhënë dorëheqje nga funksionet e tij në klubin e Llapit.
Amrush Batatina i cili njëherësh ishte edhe nënkryetar i KF Llapit ka dhënë dorëheqeje nga posti i tij, transmeton lajmi.net.
Dorëheqja e Batatinas vjen një ditë pas eliminimit të Llapit nga Europa Conference League, por sipas këtij të fundit rezultati i Llapit në këtë kompeticion nuk ka asnjë lidhje me dorëheqjen e tij nga klubi.
Batatina theksoi se angazhimi i tij personal në biznes i cili funksionon në Gjermani është arsyeja kryesore që po largohet nga klubi. Ai shfrytëzoi rastin të falënderojë të gjithë stafin teknik tek Llapi, lojtarët dhe punonjësit e klubit.
Ai kërkoi falje nëse dikush është lënduar nga komentet e tij në mediat sociale.
Më poshtë mund të shikoni postimin e plotë të Batatinas në rrjetin e tij social, Facebook.