Fjalë Kyçe

Vëllai i Xhafer Tahirit, del në mbështetje të Vjosa Osmanit, LDK-në e quan ‘lukunia e pleqve’

Vëllai i Xhafer Tahirit, del në mbështetje të Vjosa Osmanit, LDK-në e quan ‘lukunia e pleqve’

‘Lukunia e pleqve’ të etur për pozita, i konsideron veprimet e LDK-së për krijimin e Qeverisë së re, vëllai i kryetari të Vushtrisë, Xhafer Tahiri, Ahmet Tahiri.
Përmes një statusi në Facebook, vëllai i zyrtarit të LDK-së, i ka dalë përkrah kryeparlamentares Vjosa Osmani, e cila po ashtu vjen nga kjo pari.

“Vjosa Osmani mbetet ndër zërat e rrallë me integritet në LDK. Përpos që e përfaqësoi votën e tyre, ajo edhe e mbrojti atë nga “lukunia e pleqve” të etur për pozita. Sot Kushtetuesja, ligjërisht, nuk tha asgjë më shumë sesa që kishte paralajmëruar ajo”, shkruan ai.

Tutje, Tahiri ka edhe disa fjalë për shefin e partisë së vëllait të tij,

“Isa Mustafa jo vetëm që dështoi, por edhe u demaskua keq. Ai ra kokë e këmbë në lojën e Hashim Thaçit”.