Fjalë Kyçe

Vëllaznimi bëhet me akademi të futbollit

Vëllaznimi bëhet me akademi të futbollit

Klubi i futbollit Vëllaznimi nga Gjakova e ka funksionalizuar akademinë e futbollit.

Akademia e futbollit sipas faqes zyrtare të klubit do të hapët më 13 qershor.

Kjo akademi do të drejtohet nga trajneri i mirënjohur kosovar, Blerim Mula.

Më poshtë e keni njoftimin e klubit kuqezi.

NJOFTIM

Njoftojmë të gjithë futbolldashësit e moshës 7-16 vjet të qytetin tonë se në kuadër të klubit futbollistik Vëllaznimi do te filloj punen akademia e klubit tonë me datë 13.06.2019.

Ne si klub i jemi duke i bërë të gjitha përgatitjet për funksionalizimin e Akademisë së Futbollit ku pjesë e saj do të jenë trajnerë të mirënjohur të qytetit tonë ku udhëheqjen e tyre në mënyrë profesionale ne si klub ja kemi besuar z.Blerim Mula.

Kushtet për stërvitje do të jenë optimale duke filluar nga rekuizitat profesionale ku do të paiset çdo vijues i kësaj akademie , të gjitha paisjet përcellëse për zhvillimin e stervitjes, tereneve të përshtatshme , kontrollat e vazhdueshme mjekësore e shumë risi tjera ku me kalimin e kohës do të bindeni edhe vetë.

Poashtu me atë datë kur fillon akademia e jonë po atë ditë bëhet hapja solemne e terenit sportiv me barë sintetik i cili gjindet në Shkugëz në një peisazh të bukur natyror ku edhe pritet ti zhvillojme stërvitjet ne si akademi.

Të gjithë të interesuarit mundë të paraqiten dhe të marrin informata më të hollësishme në zyrat tona të cilat gjinden ne rrugen tranzite në Hotel Apollonia çdo ditë prej orës 10 -13 paradite si dhe 16-18 pasdite.

Me respekt

Bordi i KF VËLLAZNIMI