Situatë alarmante në klubin e Vëllaznimit, që ka tronditur opinionin kosovar para disa minutave.
Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, klubi gjakovar ka bërë me dije se mund të pushojë së ekzistuari pas 92 viteve që nga formimi.
Deri te kjo situatë kanë ardhur shumë faktorë, sidomos nga presidenti i fundit Agim Cana.
Cana ka kërkuar të jap dorëheqje të parevokueshme nga secili pozicion te Vëllaznimi, kërkesë kjo që iu refuzua nga zyrtarët më të lartë komunal, shkruan lajmi.net
Babai i Lorik Canës tashmë është jashtë vendit dhe e ka lënë Vëllaznimin në mëshirë të fatit.
Klubi është në krizë të madhe dhe po rrezikon seriozisht ekzistencën.
Më poshtë reagimi i plotë i ekipit që garon në Ligën e Parë.