Fjalë Kyçe

“Vëllezërit kosovarë”, Rapidi me postim të veçantë për sulmuesit e Kosovës

“Vëllezërit kosovarë”, Rapidi me postim të veçantë për sulmuesit e Kosovës

Ermal Krasniqi u bë futbollisti i tretë nga Kosova që iu bashkua Rapid Bukureshtit.

Klubi nga Bukureshti zyrtarizoi dje transferimin e tij nga klubi tjetër rumun, Cluj, shkruan Gazeta Express.

Krasniqi te Rapidi gjen edhe dy sulmuesit tjerë nga Kosova, Albion Rrahmani dhe Florent Hasani.

Rrahmani dhe Hasani i uruan mirëseardhje të ngrohtë Krasniqit edhe përmes rrjeteve sociale, duke e quajtur “vëlla”.

Rreth kësaj një postim të veçantë e bëri edhe klubi i Rapidit, duke publikuar komentet e tyre, teksa shkroi: “Vëllezërit Kosovarë”.