Edhe tetë raste me koronavirus janë konfirmuar sot në Kosovë, teksa është bërë e ditur se janë shëruar edhe 31 persona të tjerë.
Të gjithë rastet pozitive nga dita e sotme, siç ka bërë të ditur IKSHP janë raste kontakti.
Të infektuarit vijnë nga komuna e Prishtinës 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Prishtinë), komuna e Mitrovicës 2 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Mitrovicë) dhe me nga 1 rast vendbanimet: Llazarevë- Obiliq, Fushë Kosovë dhe Gjilan.
Numri total i të prekurve me koronavirus në Kosovë sonte ka arritur në 870. /