Fjalë Kyçe

Vendi i dytë në Premier Ligë, ja rekordi që vendosi Tottenhami

Vendi i dytë në Premier Ligë, ja rekordi që vendosi Tottenhami

Janë luajtur thuajse të gjitha ndeshjet e javës së 19-të të kampionatit anglez ku bie në sy shkëputja e Liverpoolit dhe kalimi në vend të dytë i ekipit londinez të Totenham.

Liverpool ka bërë një paraqitje fantastike dhe është 6 pikë larg “Spurs”-ave, që kanë parakaluar një pikë para Cityt që mban vendin e tretë tashmë, pas disfatës në Lëister me rezultatin 2 me 1.

Por, pavarësisht rezultateve, ekipi i teknikut Pochettino, ka thyer një rekord të ri në Premier Ligë. Në fazën e parë të sezonit ata nuk kanë marrë asnjë barazim, por vetëm 15-të fitore dhe 4 humbje, duke grumbulluar 45 pikë.

Kjo nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë në kampionat dhe ekipi nga Londra bëhet i pari që e arrin këtë rekord.