Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës mbajti mbrëmë mbledhjen e 34-të të saj, në të cilën shqyrtoi pika të shumta të Rendit të Ditës.
Më poshtë mund të gjeni vendimet e marra:
– U vlerësua lartë organizimi i Konferencës së dytë Ndërkombëtare për Mjekësinë Emergjente Sportive
– U miratua lista prej 12 sportistëve, të cilët do të përfaqësojnë Kosovën në Lojërat e dyta Evropiane Minsk 2019, që mbahen prej 21-30 qershor të këtij viti në kryeqytetin e Bjellorusisë.
– KOK do të dërgojë në përgatitje 10-15 ditëshe sportistët në qendrën sportive në Turqi, Gloria Sports Center.
– U miratua lista prej 18 sportistëve, të cilët do të përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj, Baku 2019, që mbahen prej 21-27 korrik të këtij viti në kryeqytetin e Azerbajxhanit.
– U miratua raporti i auditimit për vitin 2018.
– U konstatua se përgatitjet për Ditën Olimpike 2019 po shkojnë sipas plan programit të paraparë. Dita Olimpike 2019 organizohet më 27 maj në 25 komuna.
– U konstatua se përgatitjet për Ditën Ndërkombëtare të Sfidave, që mbahet më 29 maj, po shkojnë sipas plan programit të paraparë.
– U caktuan detajet për organizimin e Ditës Ndërkombëtare Sporti dhe Ambienti, që mbahet më 5 qershor 2019. /GazetaAlo.