Fjalë Kyçe

Vendimet e fundit të bordit të FBK-së

Vendimet e fundit të bordit të FBK-së

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) në mbledhjen e mbajtur më 30.09.2020 ka shqyrtuar situatën aktuale në basketbollin kosovar, rrethanat e krijuara nga pandemia globale dhe gjendjen e anëtarëve të vet.

Ndër të tjera, ka vendosur unanimisht, si në vijim:

• I ka miratuar Propozicionet e Garave të Kategorive të Reja dhe kalendarët e garave të kategorive të reja për edicionin 2020/21;

• E ka miratuar Rregulloren për Kalim dhe Regjistrim për edicionin 2020/21;

• E ka miratuar raportin e punës dhe atë financiar për muajin shtator;

• E ka miratuar listën e gjyqtarëve, vëzhguesve dhe kontrollorëve të FBK-së për Ligën UNIKE;

• E ka shqyrtuar kërkesën e KB Feronikeli për paraqitje për gara pas përfundimit të afatit kalimtar dhe ka vendosur që të lejojë regjistrimin e këtij ekipi në Ligën e Dytë të Meshkujve për edicionin 2020/21;

• Ka marrë vendim që të shpall Wild Card për pjesëmarrje të një skuadre nga Liga e Dytë e Meshkujve për në Ligën e Parë të Meshkujve për edicionin 2020/21;

• E ka emëruar Grupin e Punës për përgatitjen e Rregullores për Licencimin e Klubeve për edicionin 2021/22 në përbërje prej: Elvira Dushku-Sekretare e Përgjithshme, Linda Shala-Anëtare e Bordit dhe Leart Hoxha -Anëtar i Bordit;

• Me shqetësim të madh e ka pranuar informatën dhe raportin nga Klinika e Trajnerëve e mbajtur në fundjavën që e lamë pas, ku një pjesë e konsiderueshme e trajnerëve të SHTBK-së nuk e kanë përcjellur Klinikën, e cila është një nga kriteret kryesore për licencim të trajnerëve për edicionin 2020/21. Andaj Bordi i FBK-së ka kërkuar nga SHTBK që trajnerëve që kanë munguar në këtë Klinikë tu jap edhe një rast për të dëgjuar ligjeratat online dhe në të njëjtën kohë ka kërkuar nga këta trajnerë të paguajnë shumën 60 Euro për pjesëmarrje në këtë Klinikë. Të hollat duhet të transferohen në xhirollogarinë e SHTBK-së para fillimit të Klinikës.