Fjalë Kyçe

Vendimet e Komisionit Disiplinor

Vendimet e Komisionit Disiplinor

Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 16.04.2019, shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhjet e kaluara si dhe inicimet e filluara disiplinore nga ana e Komisioneve të Garave pas përfundimit të ndeshjeve të zhvilluara në javën e fundit datë 13-14.04.2019, për kundërvajtësit dhe për të njëjtit duke iu referuar raporteve zyrtare nga rastet e iniciuara, konform dispozitave të Rregullores disiplinore sjelli këto;

V E N D I M E :

KF “GJILANI “ nga Gjilani në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar e Komisionit Disiplinor datë 10.04.2019, për sjellje të gabuar të publikut të klubit të tyre në ndeshjen e javës së; XXVI-të të IPKO-SUPERLIGËS së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; GJILANI – DRITA , e zhvilluar me datë 07.04.2019 në stadiumin “Fadil Vokrri“ në Prishtinë (raportet zyrtare; minuta e 83; fyerje në kor drejtuar publikut kundërshtar), bazuar në Rregulloren disiplinore neni 50 paragrafi 1 pika 2; DENOHET me ; shqiptimin e masës disiplinore të; QORTIMIT.

KF “BALLKANI“ nga Suhareka (Arsim Kabashi) në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar e Komisionit Disiplinor datë 10.04.2014, për manifestim të sjelljeve të gabuara të presidentit të tyre Arsim Kabashi në ndeshjen e javës së; XXVI-të IPKO-SUPERLIGËS së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; BALLKANI – FLAMURTARI e zhvilluar me datë 07.04.2019 në stadiumin e qytetit në Suharekë (raportet zyrtare; gjatë pushimit në mes dy pjesëlojëve të ndeshjes z. Arsim Kabashi futet në zhveshtoren e gjyqtarëve dhe me ton të lartë iu drejtohet gjyqtarëve me këto fjalë ; keni ardhur këtu me tendencë dhe iu kanë dërguar me qëllime të caktuara. Jeni duke na dëmtuar në shumë ndeshje. Kërcënime nuk pati por vetëm ngritje zëri. Me intervenimin e delegatit dhe policisë z Arsim Kabashi largohet nga zhveshtoret e gjyqtarëve). Bazuar në Rregulloren disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 3 dhe nenit 10 paragrafi 3 . DENOHET ; me të holla në shumë prej; 200 euro (dyqind euro ). Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga dita kur vendimi bëhet i plotfuqishëm (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1 ).

SKENDER KAPRA ; trajner në klubin e futbollit “LIRIA“ nga Prizreni me numër të ID kartelës; 00289 në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit datë 12.04.2019, për ofendime me pastaj sulm fizik në gjyqtarin kryesor të ndeshjes së javës së; XVI-të të Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e katedëve në nivel nacional; LIRIA – 2 KORRIKU e zhvilluar me datë 06.04.2019 në Prizren (raportet zyrtare nga ndeshja;) bazuar në Rregulloren disiplinore neni 40 paragrafi 1; DENOHET ; me ndalesë të kryerjes së funksionit të trajnerit dhe funksioneve tjera në klub lidhur me ndeshjet zyrtare në kohëzgjatje për; 12 muaj (dymbëdhjetë muaj)

ERDOGAN BRANDO; trajner në klubin e futbollit “VËLLAZERIA“ nga Zhuri i Prizrenit, në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e Komisionit Disiplinor datë; 10.04.2019, për sjellje të gabuara (kërcënime dhe ofendime drejtuar gjyqtarëve) në ndeshjen e javës së; XXI-të të Ligës së Dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; PASHTRIKU – VËLLAZERIA, e zhvilluar me datë 07.04.2019 në Rogovë të Hasit, bazuar në Rregulloren disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 3 dhe nenit 10 paragrafi 3; DENOHET; me ndalesë të kryerjes së funksionit të trajnerit dhe detyrave tjera në klub në kohëzgjatje për; 2 (dy muaj) për të gjitha ndeshjet vijuese zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

DRITON SINANI; lojtar i klubit të futbollit “OPOJA“ nga Opoja e Dragashit me numër të ID kartelës; 001594M95 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës 4, në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e Komisionit Disiplinor datë 12.04.2019, për ndëshkim me karton të kuq (fyerje dhe kërcënime drejtuar gjyqtarit kryesor) në ndeshjen e javës së; XXII-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve, Grupi A; VËLLAZERIA – OPOJA , e zhvilluar me datë 10.04.2019 në Prizren. Bazuar në Rregulloren disiplinore neni; 41 paragrafi 2 pika b/1; DENOHET; me ndalesë loje për 3 (tri) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

NDERIM KRYEZIU; lojtar i klubit të futbollit “OPOJA“nga Opoja e Dragashit me numër të ID kartelës; 010102M96 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës sportive 3, në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e Komisionit Disiplinor datë 12.04.2019 , për ndëshkim me karton të kuq (fyreje dhe kërcënime drejtuar gjyqtarit kryesor) në ndeshjen e javës së; XXII-të të Ligës së Dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve Grupi; A ; VËLLAZERIA – OPOJA , e zhvilluar me datë 10.04.2019 në Prizren. Bazuar në Rregulloren disiplinore neni ; 41 paragrafi 2 pika b/1 ; DENOHET ; me ndalesë loje për; 3 (tri) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

GRANIT BUQINCA ; lojtar i klubit të futbollit “FERONIKELI” nga Drenasi me numër të ID kartelës; 003026M00 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive 13, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për ndëshkim me karton të kuq (ndërhyrje e palejuar në futbollistin kundërshtar si lojtar fundor) në ndeshjen e javës së; XXIII-të të Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e juniorëve; FERONIKELI – FLAMURTARI, e zhvilluar me datë 13.04.2019 në Drenas (raportet zyrtare). Bazuar në Rregulloren disiplinore neni 39 paragrafi 3; DENOHET ; me ndalesë loje për; 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

ERIDON ADEMI; lojtar i klubit të futbollit “EL CLASICO” nga Vushtrria me numër të ID kartelës ; 005337M03 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës; 1, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave për ndëshkim me karton të kuq (grushtim i lojtarit kundërshtar) në ndeshjen e javës së; XVII-të të Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e kadetëve në nivel nacional; BESËLIDHJA – EL CLASICO, e zhvilluar me datë 13.04.2019 në Mazgit (raportet zyrtare). Bazuar në Rregulloren Disiplinore neni 43 paragrafi 1 pika 1 ; DENOHET ; me ndalesë loje për; 4 (katër) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

NAIM KAMERI; trajner i KFF “JAKOVA” nga Gjakova, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komesares së garave për futbollin e femrave , për largim nga hapësira teknike (sjellje të gabuara dhe reagime – protestime të njëanshme në vendime të gjyqtarit kryesor Mentor Ajeti si dhe ofendime drejtuar po të njëjtit) në ndeshjen e javës së; XVII-të të Ligës së Parë të Kosovës për futbollin e femrave; KFF “DUKAGJINI” – KFF “JAKOVA” e zhvilluar me datë 30.03.2019 në stadiumin e qytetit në Klinë (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar). Bazuar në Rregulloren disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 1; DENOHET; me shqiptimin e masës disiplinore; VËREJTJE E FUNDIT .

KFF “VIZIONI” nga Ferizaj në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komesares së Garave për Ligën e parë e futbollit të femrave; për mosudhëtim në zhvillimin e ndeshjes së javës së: XVIII-të të Superligës së futbollit të femrave; KFF “MITROVICA” – KFF “VIZIONI” e paraparë për t’u zhvilluar në Mitrovicë, (shkelje e nenit 54 paragrafi 1), bazuar në Rregulloren disiplinore neni 32 paragrafi 1 i HAPET PROCEDURA DISIPLINORE deri në kompletimin e lëndës – provave. Kërkohet raport shtesë nga KFF “Vizioni” nga Ferizaj lidhur me rastin e lartshënuar. Afati datë 22.04.2019.

TAHIR LUSHTAKU; kryetrajner i klubit të futbollit “DRENICA“ nga Skënderaj me numër të ID kartelës; 010175M70, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për manifestim të sjelljeve jo sportive – të gabuara në ndeshjen e javës së; XXVII-të IPKO-SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; DRITA – DRENICA, e zhvilluar me datë 14.04.2019 në stadiumin e qytetit në Gjilan (raportet zyrtare – deklarata e gjyqtarit dhe incizimet televizive; pas përfundimit të ndeshjes hynë në fushë dhe i kërcënohet me ton të lartë gjyqtarit kryesor Fatmir Tahiri, po ashtu i njëjti për media në prononcimin e tij nuk respekton kodin e etikes sportive, duke akuzuar gjyqtarin dhe zyrtarët e FFK-së). Bazuar në Rregulloren disiplinore neni 32 paragrafi 1 (në mungesë të deklaratës) I HAPET PROCEDURA DISIPLINORE deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet deklarata plotësuese nga kryetrajneri në procedurë Tahir Lushtaku lidhur me rastin. Afati datë; 18.04.2019.

SKËNDER MUSTAFA; ndihmëstrajner (trajner i portierëve) i klubit të futbollit “DRENICA “nga Skënderaj me numër të ID kartelës; 010189M66 në procedure të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për sjellje josportive drejtuar gjyqtarit kryesor Fatmir Tahiri (raportet zyrtare-deklarata plotësuese e gjyqtarit dhe incizimet televizive; ofendime, kërcënime dhe tentim sulmi të gjyqtarit kryesor Fatmir Tahiri pas përfundimit të takimit) në ndeshjen e javës së ; XXVII-të IPKO-SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e sendorëve; DRITA – DRENICA , e zhvilluar me datë 14.04.2019 në stadiumin e qytetit në Gjilan. Bazuar në Rregulloren disiplinore neni 32 paragrafi 1 ( në mungesë të deklaratës) I HAPET PROCEDURA DISIPLINORE deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet deklarata plotësuese nga ndihmëstrajneri në procedurë Skënder Mustafa lidhur me rastin. Afati date 18.04.2019.

ADNAN ADEMI; delegat (zyrtar) për ndeshjet e Ligave të dyta dhe kategoritë e juniorëve, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave për mosrespektim të dispozitave nga Propozicionet e garave neni 36 paragrafi 4 pika 12 (delegati nuk ka të drejtë të përzihet në vendimet e gjyqtarit) në ndeshjen e javës së; XXII-të të Ligës së Dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve Grupi; A ; VËLLAZERIA – OPOJA, e zhvilluar me datë 10.04.2019 në Prizren. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 I HAPET PROCEDURA DISIPLINORE deri në kompletimin e lëndës – provave. Kërkohen raporte shtesë nga delegati i ndeshjes Adnan Ademi dhe zyrtarët e klubeve të futbollit “Opoja“nga Opoja dhe “Vëllazeria“nga Zhuri lidhur me rastin. Afati datë 18.04.2019.

GRANIT MUSOLLI; gjyqtar futbolli me numër të ID kartelës; 014451M93 , në procedure të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për mosudhëtim në referimin e ndeshjes së javës së; XXIII-të të Superligës së Kosovës në Futboll për kategorinë e Juniorëve; VUSHTRRIA – VËLLAZNIMI e zhvilluar me datë 15.04.2019 në stadiumin “Ferki Aliu “në Vushtrri, Bazuar në Rregulloren disiplinore neni 32 paragrafi 1 ( në mungesë të deklaratës ) I HAPET PROCEDURA DISIPLINORE deri në kompletimin e lëndës . Kërkohet deklarata plotësuese nga gjyqtari në procedure disiplinore Granit Musolli lidhur me rastin. Afati date 18.04.2019 .

KËSHILLA JURIDIKE;

Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar , komisionit disiplinor të shkallës së dytë – komisionit për ankesa në afatin kohor prej ; 8 ( tetë ) ditëve nga data e sjelljes së këtij vendimi datë 16.04.2019 respektivisht – publikimit të tij në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.

Prishtinë, datë 16.04.2019
Kryetari, Dukagjin Zefi