Fjalë Kyçe

Vendimet e Komisionit Disiplinor

Vendimet e Komisionit Disiplinor

Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 05.03.2019, ditë e martë ora 12.00, shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar si dhe inicimet e filluara nga ana e komisionit të garave lidhur me lëshimet dhe parregullsitë e manifestuara gjatë zhvillimit të ndeshjeve nga java e fundit; Ipko-superliga java e; XX-të dhe Liga e parë java e XVIII-të dhe për të njejtat duke iu referuar raporteve zyrtare , konform Dispozitave të Rregullores disiplinore nxjerri këto;

V E N D I M E

KF ” GJILANI ” nga Gjilani në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit për lëshime në organizimin e ndeshjes s` Javës së XIX-të ` IPKO-SUPERLIGES së Koovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; GJILANI – FLAMURTARI e zhvilluar me datë 23.02.2019 në stadiumin e qytetit në Gjilan ( fyerje dhe sharje nga pjesa zyrtare e VIP-av ; 2 vetave drejtuar futbollistit mysafir Lorik Maxhuni ) – raportet e zyrtarëve të ndeshjës. Bazuar në nenin 50 paragrafi 1 pika DENOHET me shqiptimin e masës disiplinore ; VEREJTJE E FUNDIT

AFET DALLOSHI ; zyrtar për siguri i klubit të futbollit ” VITIA ” nga Vitia në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar e komisionit për manifestim të sjelljeve të gabuara ( hyrje në fushë dhe reagime në vendimin e gjyqtarit kryesor minuta e 65 në ndeshjën e javës së XVII- të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; VITIA – BESA e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Viti me datë 24.02.2019, në bazë të nenit 40 paragrafi 1 pika 1 të Rregullores disiplinore ; DENOHET me ndalesë të kryerjes së funkcioneve në klub në kohëzgjatje për ; 2 ( dy ) muaj për të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

ARBEN SAHITI ; zyrtar i klubit të futbollit ” VITIA ” nga Vitia në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit , për sjellje të gabuara ( minuta e 65; hyrje në fushë dhe reagime në vendimin e gjyqtarit kryesor Burim Jahmurataj ) në ndeshjën e javës së ; XVII-të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; VITIA – BESA e zhvilluar me datë 24.02.2019 në stadiumin e qytetit në VIti, Bazuar më nenin 40 paragrafi 1 pika 5 të Rregullores disiplinore ; DENOHET ; me ndalesë të kryerjes së funkcioneve në klub në kohëzgjatje për ; 2 ( dy ) muaj për të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

KF “ TREPÇA “ nga Mitrovica në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor, për aktivizimin e lojtarit me numër ; 14 VALMIR AZEMI me numër të ID kartelës 001261M98, i pa shënuar (pa evidentuar) në protokollin zyrtar si dhe shënimi (evidentimi) i dy lojtarëve tjerë me numër të njejtë të fanelave ;(me numër 18) lojtari; 18 Rinor Kabashi me numër të ID kartelës 004335M98 dhe lojtari; 18 Diellon Azizi me numër të ID kartelës ; 00622M01 në protokollin e ndeshjes së javës së ; XVII-të Ligës së parë të Kosovës në futboll kategorinë e seniorëve ; TREPÇA – FUSHË KOSOVA e zhvilluar me datë 25.02.2019 në stadiumin olimpik “ Adem Jashari “ në Mitrovicë, në mungesë të raporteve shtesë MBETET NE PROCEDURE TE HAPUR DISIPLINORE deri në kompletimin e provave – vendimin përfundimtar të komisionit. ( Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1 ).

FISNIK HAXHIU ; zyrtari i klubit të futbollit “ TREPÇA “ nga Mitrovica në procedurë të hapur disiplinor nga mbledhja e kaluar e komisionit për prezentimin e të dhënave të rrejshme – jo të sakta në protokollin zyrtar të ndeshjes së javës së ; XVII-të të LIgës së pare të Kosovës në futboll për kategirinë e seniorëve ; TREPÇA – FUSHË KOSOVA e zhvilluar me datë 25.02.2019 në stadiumin olimpik “ Adem Jashari “ në Mitrovicë ( aktivizimi lojtarit të paevidentuar dhe paraqitja e dy lojtarëve me numër të njejtë të fanelave në protokollin zyrtar ), në bazë të nenit 63 paragrafi 1,2, 3 dhe 8 të Rregullores disiplinore ; DENOHET ; me të holla në shumë prej 200 euro (dyqind euro )

SHEREMET ISUFI ; kryetrajner në klubin e futbollit “ TREPÇA “ nga Mitrovica , në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar e komisionit disipolinor për mashtrim dhe sjellje në lajthim në bashkëveprim me zyrtarin e klubit ( aktivizimin e lojtarit Valmir Azemi i pa shënuar – evidentuar si dhe paraqitja e dy lojtarëve me numër të njejtë të fanelave ; 18 në protokollin zyrtar) në ndeshjen e javës së XVII-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; TREPÇA – FUSHË KOSOVA e zhvilluar me datë 25.02.2019 në stadiumin olimpik “ Adem Jashari “ në Mitrovicë , në bazë të nenit 63 paragrafi 1 pika 3 të Rregullores disiplinore ; DENOHET : me të holla në shumë prej 200 euro ( dyqind euro ) .

VALMIR AZEMI ; lojtar i klubit të futbollit “ TREPÇA “ nga Mitrovica me numër të ID kartelës ; 001261M98 dhe licencuar në Federatën e futbollit të Kosovës me numër të fanelës sportive 14, në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit, për aktivizim si lojtar i pa shënuar – pa paraqitur në protokollin zyrtar në ndeshjën e javës së XVII-të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; TREPÇA – FUSHË KOSOVA e zhvilluar me datë 25.02.2019 në stadiumin olimpik “ Adem Jashari “ në Mitrovicë , në bazë të nenit 63 paragrafi 1 pika 6 dhe 7 të Rregullores disiplinore ; DENOHET me të holla në shumë prej ; 100 euro ( njëqind euro ) .

KEMAJL DUMNICA ; delegat në proecedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit për mashtrime dhe sjellje në lajthim ,për paraqitjen e raportit të rrejshem me të dhëna jo të sakta në rastin e përpilimit të protokollit zyrtar nga ndeshja e javës së ; XVII-të, Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; TREPÇA – FUSHË KOSOVA e zhvilluar me datë 25.02.2019 në stadiumin olimpik “ Adem Jashari “ në Mitrovicë , në bazë të nenit 78 paragrafi 1 pika 1 të Rregullores disiplinore ; DENOHET me ndalesë të kryerjes së detyrës së delegatit në kohë zgjatje për ; 1 ( një ) muaj pë të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

DRIN HODAJ ; lojtar I klubit të Futbollit “ KEK-u “ nga Kastrioti ( portier ) me numër të ID kartelës ; 000877M99 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës sportive ; 1, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave në bazë të inqizimit televiziv ( për grushtim të lojtarit kundërshtar ) në ndeshjen e javës së ; XX-të të IPKO-SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; KEK-u – FERONIKELI e zhvilluar me datë 02.03.2019 në stadiumin “ Agron Rama “ në Kastriot, në bazë të nenit 32 paragrafi 1 i Rregullores disiplinore PEZULLOHET pa të drejtë loje deri në kompletimin e lëndës – vendimin përfundimtar të komisionit. Kërkohen deklaratat plotësuese nga lojtari në pezullim ; Drin Hodaj dhe zyrtaret e ndeshjes ; gjyqtaret, asistentet dhe delegate. Afati datë 07.03.2019 .

BASIT KHALID ; lojtar i klubit të futbollit “ PRISHTINA “ nga Prishtina me numër të ID kartelës ; 000937M96 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës sportive 9, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave në bazë të inqizimit televiziv ( minuta ; 90+ grushtim i lojtarit kundërshtar )në ndeshjën e javës së ; XX-të IPKO-SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; LLAPI – PRISHTINA e zhvilluar me datë 02.03.2019 në stadiumin “ Zahir Pajaziti “ në Podujeve, në bazë të nenit 32 paragrafi 1 ; PEZULLOHET pa të drejtë loje deri në kompletimin e lëndës – vendimin përfundimtar të komisionit. Kërkohen deklaratat plotësuese nga ; lojtari në pezullim Basit Khalid, treshja e gjyqtarëve dhe vëdelegati i ndeshjës. Afati date 07.03.2019.

KF “ LLAPI “ nga Podujeva në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për lëshime në organizimin e ndeshjës së javës së ; XX-të IPKO-SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; LLAPI – PRISHTINA e zhvilluar me datë 02.03.2019 në stadiumin “ Zahir Pajaziti “ në Podujevë ( hudhje e gjasendeve në fushë minutat ; 78,90+6, pas përfundimit të ndeshjës ) në bazë të nenit 93 paragrafi 1 pika d . I HAPET PROCEDURA DISIPLINORE deri në kompletimin e lëndës . Kërkohen raportet plotësuese nga klubi futbollistik “ LLAPI “ nga Podujeva – përsoni zyrtar nga ajo ndeshje lidhur me rastin. Afati date 07.03.2019.

KF “ FERIZAJ “ nga Ferizaj në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave , për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së ; XX-të IPKO- SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; FERIZAJ – BALLKANI e zhvilluar me datë 02.03.2019 në Ferizaj ( bazuar në inqizimet televizive ; fusha nuk kishte vijat e kufizimeve para pankines nikoqire ) , bazuar në nenin 93 paragrafi 1 pika d. I HAPET PROCEDURA DISIPLINORE deri në kompletimin e lëndës. Kërkohen raportet plotësuese nga klubi futbollistik “ FERIZAJ “ nga Ferizaj , zyrtari saj për atë ndeshje lidhur me rastin. Afati date 07.03.2019.

ARBNOR KOCA ; lojtar i klubit të futbollit “ TREPÇA “ nga Mitrovica me numër të ID kartelës ; 007878M95 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 5, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq ( fyerje dhe ofendime drejtuar gjyqtarit kryesor dhe pankinës nikoqire ) në ndeshjen e javës së ; XVIII-të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; BESA – TREPÇA e zhvilluar me datë 03.03.2019 në stadiumin “ Shahin Haxhiislami “ në Pejë, në bazë të Rregullores disiplinore neni 32 paragrafi 1 PEZULLOHET pa të drejtë loje deri në kompletimin e lëndës – vendimin përfundimtar të komisionit. Kërkohet deklarta plotësuese nga lojtari i pezulluar Arbnor Koca lidhur me rastin , afati date 07.03.2019.

MEHDI ARIFAJ ; ndihmëstrajner në klubin e futbollit “ ISTOGU “ nga Istogu, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave , për sjellje josportive drejtuar gjyqtarit kryesor në ndeshjën e javës së ; XVIII-të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; ISTOGU – VITIA e zhvilluar me datë 02.03.2019 në stadiumin “ Demush Mavraj “ në Istog , bazuar në Rregulloren disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 1 DENOHET me shqiptimin e masës disiplinore ; VEREJTJE E FUNDIT

EKREM VESELI ; trajner në klubin e futbollit “ BESA “ nga Peja me numër të ID kartelës 1013417829 në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për sjellje josportive ( për ofendime drejtuar gjyqtarit kryesor pas përfundimit të pjesëlojës së parë ) në ndeshjen e javës së ; XVIII-të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; BESA – TREPÇA e zhvilluar me date 03.03.3019 në stadiumin “ Shahin Haxhiislami “ në Pejë, në bazë të Rregullores disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 1 DENOHET me shqiptimin e masës disiplinore VEREJTJE E FUNDIT

KF “ BESA “ nga Peja për shkelje të afateve – mos respektimin e Marrëveshjës së klubit me ish lojtaret e saj e lidhur me datë 04.01.2019 mbi shlyrjen e obligimeve financiare – borxheve të mbetura konform kontratave të lidhura klub – lojtarë , bazuar në kapitullin IV/6 neni 93 paragrafi 1 pika e. të Rregullores disiplinore I HAPET PROCEDURA DISIPLINORE deri në kompletimin e provave- vendimin përfundimtar të komisionit. Kërkohet raport nga klubi futbollistik “ BESA “ nga Peja zyrtaret e saj ; nenshkruesit e marreveshjes dhe nenshkruesi i kontratave lidhur me rastin . Afati datë 08.03.2019 ( në të kundërten komisioni do të aplikoi neni 65 të Rregullores disiplinore ).

KËSHILLA JURIDIKE

Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit disiplinor të shkallës së dytë – komisionit për ankesa në afatin kohor prej 8 (tetë ) ditëve nga data e sjelljës së ketij vendimi datë 05.03.2019 rrespektivisht nga dita e publikimit të tij në faqën zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës . Ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.

Prishtinë, datë 05.03.2019 Kryetari, Dukagjin Zefi. /GazetaAlo