Fjalë Kyçe

Vendimet e Komisionit të Garave

Vendimet e Komisionit të Garave

Komisioni i Garave i IPKO Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje: Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Abdyl Bellopoja, në mbledhjen e mbajtur më datën 12.03.2019, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të IPKO Superligës për Kampionatin 2018/2019, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të IPKO Superligës së Kosovës në futboll (Kategoria e seniorëve), andaj bazuar në dispozitat e nenit 58 të Propozicioneve të Garave, nenit 69-të të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këtë:

V E N D I M

1.Regjistrohen ndeshjet e javës së 22-të të IPKO Superligës së Kosovës në futboll për edicionin 2018/2019 me rezultatet e arritura në fushë.

2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të IPKO Superligës së Kosovës – Kategoria e Seniorëve, Komisioni ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim në kohën e paraparë, vlerësuar nga komisioni ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri në pajtueshmëri me Propozicionet dhe Rregulloren e Garave, ndërsa për raste të izoluara të disiplinës për sjelljen e lojtarëve, respektivisht për lëshim në organizim në ndeshje, duke u bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së dhe pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive dhe (raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit) gjeti prova për

INICIM TË PROCEDURËS DISIPLINORE

1.Ndaj kryetrajnerit të KF “Drenica“ Tahir Lushtaku me nr ID 010175M70 (motivi-ne min e 88 pas golit të anuluar për pozitë jashtë loje ndaj KF Drenica kryetrajneri Tahir Lushtaku vrapon me vrull drejt asistentit të parë M.Berisha dhe e fyen rëndë me tone të larta, ku pas fyerjes së vazhdueshme largohet nga bankina në ndeshjen KF Liria – KF Drenica, e zhvilluar në Prizren me datë 10.03.2019) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.

2.Ndaj ndimëstrajnerit të KF ”Flamurtari” Labinot Qosa me nr ID 001909M85 (motivi- largim nga bankina me insistimin e referëve shkaku i fyerjeve ndaj referit kryesor në ndeshjen KF Flamurtari – KF Ballkani, e zhvilluar në Pishtinë me datë 10.03.2019) sipas raportit të personave zyrtar të ndeshjes. /GazetaAlo