Fjalë Kyçe

Vendimet e Komisionit të Garave, Batatina përfundon në disiplinë

Vendimet e Komisionit të Garave, Batatina përfundon në disiplinë

Deklaratat pas përfundimit të ndeshjes ndërmjet Prishtinës dhe Llapit mund ti kushtojnë shtrenjtë Tahir Batatinës.

Kjo pasi që Komisioni i Garave ka hapur procedurë disiplinore për trajnerin e Llapit për shkak të prononcimit të tij për media.

Në procedurë janë futur edhe trajnerët e portierave të KF Drenicës dhe SC Gjilanit.

Më poshtë keni mundësi ti shihni gjitha inicimet e procedurave disiplinore:

1.Ndaj trajnerit të portierëve të KF Drenica, Skender Mustafa, numët ID 010189M66. Motivi: Pas përfundimit të ndeshjes, KF Flamurtari – KF Drenica, trajneri Skender Mustafa, nga largësia ofendoi dhe kërcënoi kontrollorin e ndeshjes, Isa Mustafa, por falë intervenimit të zyrtarëve të klubit, të cilët qetësuan trajnerin e lartpërmendur, situata u vu nën kontroll. Sipas raporteve të personave zyrtar të ndeshjes.

2.Ndaj trajnerit të portierëve të KF Gjilani, Afrim Ajdini, me numër ID 001901M76. Motivi: Pas përfundimit të ndeshjes, KF Ballkani – KF Gjilani, në zhveshtore të gjyqtarëve ku ishin të pranishëm delegati dhe kontrollori i ndeshjes, Afrim Ajdini afrohet tek dera dhe me fjalë kërcënuese e ofenduese i drejtohet asistenit të dytë, Fatmir Sekiraq, duke e ofenduar me fjalë të rënda. Pas intervenimit të policisë situata qetësohet. Sipas raporteve të personave zyrtar të ndeshjes.

3.Ndaj kryetrajnerit të KF Llapi, Tahir Batatina. Motivi: Deklarata e dhënë për media pas ndeshjes Prishtina – Llapi, ku bën thyerje dhe shkelje të etikës sportive, duke deklaruar se “Prishtina nuk do të bëhet kampion dhe nuk besoj që do të bëhet”. Sipas tij” fajin për këtë e mbajnë krerët e FFK-së me bashkëpunëtorët e tyre. Sipas raporteve të personave zyrtar të ndeshjes dhe incizimit televiziv. Sipas nenit 93, paragrafi 1, pika 6 e rregullores disiplinore.

4.Ndaj KF Llapi. Motivi: Pas shënimit të golit për vendas në minutën 89, disa shikues të KF Llapi të quajtur “Legjendat” kaluan rrethojën, morën dy topa loje si dhe hodhën disa mjete piroteknike, flakadanë në shtegun e atletikës dhe në tribuna. Sipas raporteve të personave zyrtar të ndeshjes dhe incizimeve televizive të rregullores disiplinore 93, paragrafi 1, pika 6.

5.Ndaj KF Prishtina. Motivi: Lëshim në organizimin e ndeshjes. Shikuesit e FC Prishtina në tribunën lindore ku ishin të vendosur “Plisat”, shpalosën një pankartë me mbishkrim: “Kur në Shkup ka padrejtësi, as për ne s’ka qetësi”. Në minutën 65, këta tifoz në kor ofenduan ekipin mysafir. Pas lëndimit të lojtarit mysafir, ekipi vendas nuk kishte siguruar një barelë në rast nevoje të ndonjë lëndimi të mundshëm. Sipas raportit të personave zyrtar të ndeshjes.