Punëtorët e institucionit financiar jo bankar “Monego” sot po mbajnë protestë paqësore përpara objektit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës duke kërkuar që të hiqet vendimi dhe të fillojnë punën.
“Duart larg nga Monego”, “Na ktheni vendet e punës”, “Na riktheni licencën”, “Atë që nuk na ofroi shteti na ofroi Monego” ishin disa prej parullave që punëtorët mbajtën në duar e që të njëjtat ishin përkthyer edhe në anglisht.
Të premten, BQK mori vendim për heqjen e licencës për këtë institucion dhe atë “IuteCredit”.