Fjalë Kyçe

Vendimi i qeverisë: A lejohet tregu i kafshëve dhe i veturave?

Vendimi i qeverisë: A lejohet tregu i kafshëve dhe i veturave?

Qeveria e Republikës së Kosovës ka aprovuar masa të reja për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Pas shqyrtimit, Qeveria ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë Armend Zemaj, për ndërmarrjen e masave për parandalimin dhe luftimin e përhapjes së pandemisë.

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të mos lejoj mbajtjen e tregjeve për vetura dhe kafshët.

“Ndalohet veprimtaria e tregjeve publike të automjeteve dhe kafshëve në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës”, është njëri nga vendimet e Qeverisë së Kosovë, si masë parandaluese ndaj COVID-19.

Kujtojmë, që gjatë mbledhjes u vendos që të gjithë qytetarët e huaj që do të vijnë nga vendet me risk të lartë, sipas listës zyrtarë të ECDC, duhet të dëshmojnë nëpërmjet testit RT-PCR se nuk janë të infektuar me COVID-19.

Matja e temperaturës është e obligueshme për të gjithë ata që hyjnë në objekte publike dhe private.