Fjalë Kyçe

Vendos goli i Dybalas, Roma merr tri pikë në udhëtim tek Venezia

Vendos goli i Dybalas, Roma merr tri pikë në udhëtim tek Venezia

Roma ka shënuar fitore me rezultat minimal 1-0 në udhëtim ndaj Venezias në kuadër të javës së 24-të në elitën e futbollit italian.

‘Giallorossët’ iu afruan seriozisht golit në minutën e 30-të përmes Gianluca Mancinit, por njëri prej lojtarëve vendas e largoi topin nga vija e portës.

Një tjetër rast për gol e pati edhe ukrainasi Artem Dobvyk i cili në minutën e 37-të bëri një super gjuajtje me kokë, por e cila u ndal nga portieri vendas.

Po luhej minutë e 56-të e këtij takimi kur Roma arriti të fitojë penallti dhe nga aty i saktë u tregua Paulo Dybala i cili realizoi për rezultatin 1-0.

Deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit nuk pati më ndonjë ndryshim të rezultatit dhe kështu Roma mori tri pikë tejet të rëndësishme.

Të besuarit e Claudio Ranierit në këtë mënyrë lënë pas krahëve humbjen që pësuan në Kupën e Italisë ndaj Milanit, ndërsa kthehen tek fitoret në kampionat pas barazimit ndaj Napolit.

Pas javës së 24-të, Roma shkon në kuotën e 34 pikëve dhe renditet në pozitën e nëntë në tabelë, tetë pikë larg zonës që dërgon në Evropë.