Fjalë Kyçe

Vendos Kryesia: Propozimi i PDK-së për pakon emergjente 320 milionë euro të trajtohet të martën në seancë

Vendos Kryesia: Propozimi i PDK-së për pakon emergjente 320 milionë euro të trajtohet të martën në seancë

Kryesia e Kuvendit të Kosovës edhe formalisht vendosi që Kuvendi i Kosovës të mblidhet të martën nga ora 11:00 në seancë të jashtëzakonshme sipas kërkesës së PDK-së dhe deputetëve nënshkrues.

Në këtë seancë, PDK ka propozuar miratimin e një pako emergjente financiare prej 320 milionë euro për të ndihmuar punëtorët e sektorit privat, bizneset dhe gjitha kategoritë shoqërore që po ballafaqohen me pandeminë coronavirus.

Gjatë prezantimit të kësaj pako financiare ditë më parë, kryetari i PDK Kadri Veseli ka ftuar të gjitha grupet parlamentare pa dallime politike që ta mbështesin këtë pako që do ti ndihmojë qytetarët dhe bizneset për përballjen me pandeminë coronavirus.

Kujtojmë se deri tani Qeveria Kurti ka ndarë një pako emergjente prej 170 milionë eurove, por që analistë e njohës të çështjeve ekonomike e kanë kritikuar për shumën e vogël të ndarjes përballë pandemisë koronavirusi që ka kapluar gjitha sektorët e bizneseve dhe shoqërisë.