Pasi u mbyll afati i transferimeve të janarit, Adrien Rabiot nuk e di se ku do të transferohet.
Mesfushori francez do të largohet si lojtar i lirë nga PSG-ja, por që është ende në kërkim të një skuadre, përcjell aljmi.net.
Barcelona ka hequr dorë nga transferimi i Rabiot, por që tani Arsenali i do shërbimet e tij.
Mesfushori mund ta pranoj kalimin te skuadra londineze, pasi do të ribashkohet me Unai Emeryn.