Fjalë Kyçe

Vendosen shirita të kuq në shtylla në Prishtinë

Vendosen shirita të kuq në shtylla në Prishtinë

Disa shirita të kuq janë vendosur sot nëpër drunj dhe shtylla të ndriçimit publik në rrugën “Agim Ramadani’, saktësisht afër ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës e deri tek Ministria e Arsimit.

Derisa u aludua se këto shirita janë vendosur nga anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), zëdhënësi i kësaj partie Përparim Kryeziu, në një përgjigje për Telegrafin ka thënë se nuk ka informacion për këto shirita.

“Nuk e di”, ka thënë shkurt, Kryeziu.

Ndërkaq, ende nuk dihet se kush mund t’i ketë vendosur këto shirita të kuq nëpër drunjtë dhe shtyllat e ndriçimit elektrik dhe se cila mund të jetë arsyeja e kësaj vepre.