Nëna e këngëtares ka dhënë një mesazh në gjuhën shqipe.
Rita Ora uroi Pavarësinë me fotografi e veshur me veshje kombëtare, shkruan lajmi.net.
Përveç imazheve që ka zgjedhur, ajo shkroi edhe urimin me disa fjalë shqip.
Këngëtarja mori falënderime të shumta që po e promovon Kosovën kaq bukur çdoherë që ka mundësi, madje urimi i saj u cilësua si urimi më i mirë.
Nga këto falënderime të shumta, Vera Ora ka publikuar foton e Ritës veshur me veshje tradicionale dhe ka shkruar se Rita është si të rinjtë e tjerë shqiptarë.
“Flm për lavderata, Rita është e veçantë por jo ma ndryshe se të rinjtë tjerë shqiptarë që përfaqëson ajo! Mu për këtë krenohet me prejardhjen e saj! Qeshu rini qeshu”, kanë qenë fjalët e nënës së këngëtares.