Fjalë Kyçe

Verdikti i Kushtetueses, Abrashi i LDK-së: Vazhdojmë!

Verdikti i Kushtetueses, Abrashi i LDK-së: Vazhdojmë!

Deputeti i LDK-së, Arban Abrashi ka reaguar pas vendimi të Gjykatës Kushtetuese cila para pak çasteve ja bërë të ditur që mund të formohet Qeveria Hoti dhe se një gjë e tillë nuk është antikushtetuese.

Abrashi në profilin e tij në Facebook ka shkruar vetëm ‘vazhdojmë’ duke lënë të kuptohet që ditëve në vazhdim mund të votohet qeveria e cila udhëheqet nga partia e tij LDK.

Ndryshe, Presidenti Thaçi mandatoi më 30 prill Avdullah Hotin nga Lidhja Demokratike e Kosovës për të formuar një qeveri të re dhe Lëvizja Vetëvendosje kërkoi nga Gjykata Kushtetuese që të vlerësojë kushtetutshmërinë e veprimit të presidentit.