Fjalë Kyçe

Verratti rreth zërave për largimin e Mbappe: Kur pashë mesazhet se ai ishte në Madrid, u sëmur

Verratti rreth zërave për largimin e Mbappe: Kur pashë mesazhet se ai ishte në Madrid, u sëmur

Marco Verratti ka folur në lidhje me zërat për një largim të mundshëm të Kylian Mbappe nga Paris Saint Germain.

Ai ndër të tjera tha se kur i pa disa mesazhe që futbollisti ka udhëtuar në Madrid për të finalizuar marrëveshjen, ai u sëmur.

“Kur isha në pushim dhe pashë disa njoftime se Mbappe ishte në Madrid, më bënë të sëmurëm”, tha ai për Le Parisien, transmeton lajmi.net.

Mbappe duket se është i destinuar për t’u larguar nga “Parc de Princes”, situatë të cilën nuk po arrijnë ta fshehin as bashkëlojtarët e tij te kampioni francez.

Mbetet të shihet se cila do të jetë e ardhmja e lojtarit, pas përfundimit të këtij sezoni.