Reshjet e fundit të shiut të premten kanë shkaktuar vërshime në rajonin e Gjakovës dhe atë të Rahovecit.
Sipas videove që janë publikuar në rrjetet sociale, lumi Erenik në Gjakovë ka dalë nga shtrati.
Gjendje jo e mirë, siç përshkruhet në fotografitë e “Gjakova Sot”, është edhe në shtëpitë e rrugët e qytetit.