Fjalë Kyçe

Vërshime në Junik, rrezikon të dalë nga shtrati Ereniku

Vërshime në Junik, rrezikon të dalë nga shtrati Ereniku

Nënkryetari i Komunës së Junikut, Besfart Tofaj, u ka bërë thirrje qytetarëve të kenë kujdes të shtuar, shkaku i vërshimeve në këtë komunë.

Tafaj në një postim në Facebook, të cilin e ka përcjellë edhe me video, ka thënë se reshjet e shiut kanë bërë që niveli i lumit Erenik të rritet, e të rrezikojë të dalë nga shtrati.

“Krahas thirrjes për kujdes ju lutemi që në rast të ndonjë emergjence të lajmëroni zjarrfikësit (193) apo edhe Policinë e Kosovës (192). Kjo gjendje mund të vazhdojë edhe në ditën në vijim sepse sipas IHMK-së, zonat më të rrezikuara nga vërshimet janë në Dukagjin, qytetet Gjakovë, Junik, Deçan, Pejë, Istog, Klinë, Malishevë dhe Rahovec”, ka njoftuar Tafaj.