Fjalë Kyçe

Vërshohen shtëpi banimi në rrethinat e Fushë-Kosovës dhe të Pejës

Vërshohen shtëpi banimi në rrethinat e Fushë-Kosovës dhe të Pejës

Reshjet e shiut dhe borës kanë shkaktuar vërshime në disa zona të Kosovës. Nga këto reshje janë vërshuar disa shtëpi banimi e disa lumenj kanë dalë nga shtrati duke shkaktuar vërshime lokale. Kështu ka bërë të ditur përgjegjësi për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Marrëdhënie me Publikun në Agjencinë për Menaxhim të Emergjencave, Nehat Koqinaj.

Koqinaj nëpërmjet një komunikate për media ka treguar se mbrëmjen e së martës janë vërshuar dy shtëpi banimi në fshatin Kozimin të Fushë-Kosovës dhe disa shtëpi në fshatin Grebnin e Dresnik të Pejës. Sipas tij, në rajone të tjera situata paraqitet e qetë.

“Nga rrjeti i QOE 112 të AME në orët e mbrëmjes të dt. 26.01 paraqitet e qetë në gjitha rajonet e Kosovës, përveç Fushë-Kosovës ku janë vërshuar dy shtëpi në fshatin Kozmin, janë vërshuar dy shtëpi banimi, dhe në Rajonin e Pejës fshati Grevnik dhe fshati Dresnik janë vërshuar nga të reshurat e shiut dhe borës me ndihmën e SHZSH-së për momentin situata paraqitet e qetë”, thuhet në komunikatën e Koqinaj.

Situata e ngjashme do të paraqitet edhe ditëve në vijim.

“Deri sot pas dite nivelet neper disa prej lumenjve kryesore të Kosovës kanë pasur rritje deri në kuotat maksimale, ku disa prej tyre në segmente të ndryshme kanë dalë prej shtratit dhe kanë shkaktuar vërshime lokale. Pasdite tendencat e niveleve dhe prurjeve janë në rënie. Kështu do te vazhdojë edhe gjatë orëve ne vazhdim”, thuhet në komunikatë.