Fjalë Kyçe

Veseli e kritikon marrëveshjen e Uashingtonit, thotë se në tryezë janë vënë edhe resurset e tjera të Kosovës

Veseli e kritikon marrëveshjen e Uashingtonit, thotë se në tryezë janë vënë edhe resurset e tjera të Kosovës

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli e ka quajtur “dështim” takimin mes Kosovës dhe Serbisë, në Uashington.

Ai madje tha se ai takim është shans i humbur, teksa ka shtuar se nuk pati njohje reciproke, por delegacioni i Kosovës ka folur edhe për resurse të tjera, shkruan Indeksonline.

Ai tha se ky takim është pritur për një kohë të gjatë, dhe se me këtë marrëveshje partia e tij është goditur rëndë.

“Ajo cfarë pamë është një dështim i delegacionit tonë, kishim një befasi që nuk ishte pozitive”

“Delegacioni i Kosovës ka fol edhe për resurse të tjera”

“Është pritur që kjo marrëveshje të ketë diçka konkrete, se jemi lodh me negociata e dialog, duhet të ketë marrëveshje finale”.